Google ADS

Politika mbyt Universitetin

08:06 | 18 Tetor 2015
Arbresh.info

I themeluar 45 vjet më parë, Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk e ka të zgjidhur çështjen e kritereve të avancimit të stafit akademik.

Kjo çështje, bashkë me ndikimin e politikës, ka përplasur senatorëve dhe menaxhmentët e këtij Universiteti duke bllokuar tash e pesë herë mbajtjen e mbledhjes së Senatit, shkruan sot Zëri.

Propozimi i rektorit, Ramadan Zejnullahu, që profesorët e UP-së të mos avancohen në thirrjen “Profesor i rregullt” nëse nuk janë autorë të tri punimeve të botuara në revista me impakt faktor nuk është votuar asnjëherë nga Senati e që ka pasuar me kërkesën e senatorëve drejtuar Këshillit Drejtues (KD) për shkarkimin e tij.

Të hënën pritet të mbahet mbledhja e Senatit ku prezentë pas disa viteve, për herë të parë, do të jenë dhe anëtarë të KD-së dhe ku do të dalë edhe kërkesa për shkarkim të rektorit Zejnullahu.

Sikur të mos mjaftonte kjo, me kërkesa dhe bllokim të Rektoratit ka dalë dhe Parlamenti i Studentëve, duke kërkuar afate shtesë të provimeve për studentët.

Ndonëse Ministria e Arsimit, ambasadorë të shteteve të huaja të akredituara në vend, pjesëtarë të shoqërisë civile kërkesën e senatorëve dhe studentëve e quajnë të papranueshme dhe të ndikuar, studentët dhe senatorët e duan “kokën” e rektorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme