Ministri i Brendshëm Naqe Çulev sot bëri një vizitë pune në vendkalimin kufitar Tabanoc ku u takua me oficerët e policisë të angazhuar në vendkalimin kufitar dhe masave të ndërmarra nga qeveria për të penguar përhapjen e coronavirusit.
“Sot po vizitoj vendkalimin kufitar në Tabanoc dhe kam pasur takim pune me oficerët e policisë të cilët janë vendosur dhe dhe po ndihmojnë në përpjekjet për të ulur pasojat e epidemisë “Covid 19″. Unë erdha këtu për të shprehur mbështetjen tonë për kolegët tanë që punojnë ditë e natë. Si Ministër i Brendshëm, në të gjitha takimet e udhëheqjes së shtetit gjatë periudhës së kaluar, unë kam insistuar që është e nevojshme të merren masa më të rrepta dhe më urgjente për të garantuar dhe mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe që nëse veprojmë së bashku, ne mund të kemi sukses”, tha Çulev.
Ai theksoi se policia e Maqedonisë, të gjithë policët, janë të vetëdijshëm për situatën emergjente dhe për përpjekjet e mëdha që duhet të bëhen për të tejkaluar me sukses këtë trazirë./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin