Shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të punëve të Brendshme u bë ‘mollë sherri” mes partive të koalicionit.
Madje Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë ka njoftuar se sot të nis procedurat e mocionit për shkarkimit te Qeverisë Kurti, shkruan arbresh.info.
Por, sipas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës rrëzimi i Qeverise ishte planifikuar edhe më parë.
Mustafa ka thënë se ka njoftuar liderin e VV-së, Albin Kurtin se nëse nuk hiqet taksa do të largohen nga koalicioni pas kalimit të virusit korona.
“Ne i kemi thënë Kurtit se nëse nuk do ta heq taksës, pas qetësimit të gjendjes nga koronavirus ne do të dalim nga Qeveria sepse nuk dëshirojmë të jemi fajtor për prishje të marrëdhënieve me Amerikën”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar gjithashtu se Kosovës nuk i duhen njerëz që kanë qëndrim të kundërt me shtete aleate.
Kujtojmë se sot kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agin Veliun.
Kjo ka alarmuar menjëherë LDK-në, partinë prej nga vije Veliu të cilët menjëherë kanë deklaruar për luhatje të koalicionit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/509289129645548/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para