Ish-futbollisti i Interit dhe Romës, Joaquin Peiro, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare. Ai u bë i famshëm si pjesë e Interit të madh të Helenio Herrera.
Sulmuesi spanjoll e vulosi emrin në histori të Interit duke shënuar gol kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Kupës Evropiane në vitin 1965, transmeton Gazeta Express.
Ai e kaloi një pjesë të mirë të karrierës në Itali, duke iu bashkuar Torinos më 1862, para se të kalonte te Interi dy vjet më vonë dhe pastaj te Roma nga viti 1966 deri më 1970.
Ai u rikthye në Spanjë duke iu bashkuar Atletico Madridit për një sezon para se të pensionohej në vitin 1971.
Peiro e zhvilloi edhe një karrierë si trajner i Atletico Madridit, Granadas, Malagas dhe Real Murcias.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?