Pas raportimit të disa mediave lokale në Mitrovicë se janë shfaqur dy rastet e para me koronavirus tek dy mitrovicas të ardhur nga Gjermania, lajmin e kanë mohuar përgjegjësit e institucioneve shëndetësore në këtë qytet.
Nita Mustafa, zëdhënëse e Spitalit Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë të dyshuar me Covit-19 që është lajmëruar në këtë qendër.
Edhe Erseka Hasanaj-Barani, ka konfirmuar se situata e përgjithshme shëndetësore e qytetarëve në Mitrovicë është stabile dhe nuk ka asnjë të dyshuar me virus.
“Deri më tani, në konsultim edhe me drejtoreshën e IRSHP-së, Teuta Fejza, nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me Covid-19”, ka thënë Barani.
Ajo ka apeluar për korrektësi në raportimin e lajmeve nga mediat, duke thënë se kurrë më shumë se tani nuk është nevojitur bashkëpunimi, në mënyrë që mos të krijohet panik tek qytetarët.
Nxiten programe arsimore në mbështetje të turizmit në Shqipë...
KFOR vazhdon aktivitetet e trajnimeve për sigurinë në Kosovë...
Dy muaj pas zgjedhjeve, Franca shpall përbërjen e qeverisë s...
Ter Stegen do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë
Efi Dhedhes tejet elegante në paraqitjen e fundit në Instagr...
Rama dhe Erdogan takohen në New York