Google ADS

Shala beson se shkarkimi i Veliut e ka “bazën” tek dekreti i Thaçit

17:58 | 18 Mars 2020
Arditë Shkodra

Në lidhje më pandeminë globale e shkaktuar nga Covid19 mendoj që institucionet e Kosovës kanë marrë masat konform situatës në të cilën Kosova ishte.

Por të aspekti reagimi preventivë ku vendet e rajonit u atakuan nga kjo pandemi ishte dashur që kufijtë të bllokohen që atëherë jo siç ishte ku Shqipëria bllokoj kalimin e qytetareve të Kosovës për të futur në territor të tyre e ne i kemi lejuar, transmeton arbresh.info

Sa i përket a duhet të vendoset masa ekstreme Kosovën në atë të gjendjes se jashtëzakonshme unë vlerësojë që kjo masë duhet të shihet nga dy aspekte :

  1. Aspekti se nëse vazhdon kjo situatë kryetaret e komunave serbe në Kosovë me theks të veçantë ato veriore kanë të drejtën e kërkimit të ndihmës nga Serbia si arsyetim të mbështetjes humanitare duke e shkelur taksen e vendosur nga qeveria qendrore.

Dhe për të parandaluar një eskalim eventuale në atë pjesë në mes të strukturave të sigurisë se Kosovës dhe atyre paralele të serbeve atëherë kjo mase është e pranueshme.

2. Nëse kjo mase është menduar në gjendjen reale ( jo në letër ) që të futen gjitha komunat e me shpresë që kështu të kontrollohet lëvzija e qytetareve dhe të izolohen rastet eventuale edhe me ndihmën e FSK-së ( e cila do të mbështetë policinë ) në ruajtjen dhe garantimin e sigurisë unë me këtë masë do të pajtohesha.

Pra mos të harrojmë që Kosova ka institucione dhe mekanizma të cilët e kontrollojnë çdo veprim politik ( Vendimet/Raportet Presidenc/Qeveri ) dhe atë operacionale ( FSK , PK , Emergjencat Civile ) nëse konstatohet që si shkaktar i këtij  veprimi apo ati vendimi apo mos veprimi kemi humbje jetrash atëherë duhet që përgjegjësinë penale t’iu bartet institucioneve politike të (mos)veprimit.

Shkarkimet janë gjë normale në një situatë ku nuk respektohen vendimet e qeveris sepse kundërshtimet duhet të mirën në takime e jo në opinion publik për të shkaktuar konfuzion të qytetarët.

Drizan Shala ekspert i sigurisë

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme