Derisa po qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të shmangur infeksionin eventual me koronavirus, yjet e famshme i shfrytëzojnë rrjetet sociale për të komunikuar me fansat e tyre.
Këtë po e bën edhe ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha ku përmes rrjeteve sociale ka thënë se:
“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe” shkroi ajo. “Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi”, vazhdoi 30-vjeçarja, shkruan portali arbresh.info
This is NOT A JOKE. A friend of a friend just died of corona at the age of 45. STAY INSIDE YOUR FUCKIN HOUSE AND DO YOUR CIVIC DUTY. PLEASE.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 16, 2020
Bebe përmes një postimi dha mendimin e saj se si qeveria mund të ndihmonte amerikanët, duke etiketuar drejtpërdrejt presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll”, tha Rexha. “Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”- ka shkruar Bebe.
The US government should put a stop to rent payments, mortgage payments and utility payments at least until the corona virus is under control. Millions of Americans are worried about keeping their jobs and their homes instead of staying safe. @realDonaldTrump
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 16, 2020
Kujtojmë se, Bebe Rexha, i ka falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësore për punën e palodhshme që bëjnë duke i quajtur heronj./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?