Hoti: Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale

17:44 | 18 Mars 2020
Arditë Shkodra

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me shkarkimin e ministrit Agim Veliu nga kryeministri Albin Kurti.

Hoti ka thënë se tani vëmendja ka qenë tek menaxhimi i situatës dhe jo tek lojërat politike, ai tutje ka shkruar se vendimi i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe mungesë të etikës në bashkëpunim me partner.

“Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështir për të gjithë”, ka vazhduar shkrimin e tij Hoti, shkruan arbresh.info

Kurse për përfundim ai siguroi qytetarët që asnjë veprim i tyre që do të pasojë nuk do të prekë mirëqenien e tyre.

“Sigurojmë qytetarët e vendit se asnjë veprim i yni që do të pasojë nuk do të prekë mirëqenien e tyre, përkundrazi do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin publik dhe stabilitetin politik të vendit”./arbresh.info/

Postimi i tij i plotë:

Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike.
Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë.
LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë.
Duket qartë se Kurti nuk funksionon kështu. Keq për të.
Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë.
Sigurojmë qytetarët e vendit se asnjë veprim i yni që do të pasojë nuk do të prekë mirëqenien e tyre, përkundrazi do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e publik dhe stabilitetin politik të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme