Lutfi Haziri tregon si rezultoi testi i tij për koronavirus

16:37 | 18 Mars 2020
L G

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i është nënshtruar sot testit për Covid 19, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit që ai e ka bërë publik vet në faqen e tij zyrtare në Facebook, rezultati zyrtar është Negativ./arbresh.info

Postimi  i plotë:

Të dashur miq,

Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.

Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.

Ju lutem, jetoni normalisht, pa duar shtrëngim, por përshëndetuni me zemër.

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme