LDK-ja mblidhet në orën 18:00, Mustafa: Shkarkimi është i pa pranueshëm

16:10 | 18 Mars 2020
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës sot në ora 18:00 do ta mbledhë Kryesinë e saj.

E gjithë kjo për shkak të shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Këtë e bëri të ditur, kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim të shkurtë para mediave, raporton arbresh.info

Ku aty Mustafa u shpreh se është një vendim i papranueshëm për ta dhe se për këtë arsye do ta mbledhin kryesin që të diskutojnë rreth kësaj çështje

“Vendimi për neve është totalisht i papranueshëm, vendimi është shkelje e marrëveshjes ë koalicionit dhe për këtë arsye ne e kemi thirre kryesinë, dhe në kryesi do të vendosim dhe pastaj do ju kumtojmë vendimin e kryesisë”, ka thënë Mustafa.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është shkarkuar sot nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti, me arsyetimin se ka përhapur panik në publik lidhur me pandeminë Covid-19./arbresh.info/

https://www.facebook.com/841111159287311/videos/194268588527421

Pas shkarkimit Agim Veliu flet për arbresh.info: U njoftova nga mediat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme