Presidenti i UEFA: Lajmet se do ia dorëzojmë titullin pozitave të para në tabelë në çdo ligë nuk janë të vërteta

15:50 | 18 Mars 2020
Arbresh Info

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka hedhur poshtë raportimet se titujt do t’iu dorëzohen pozitave të para në tabelë nëse sezoni ndërpritet.

Ka pasur raportimet se nëse ky sezon ndërpritet para kohës, atëherë skuadrat që janë në kreun e tabelës do e fitojnë titullin, transmeton portali arbresh.info.

Por, Ceferin i ka quajtur të pavërteta dhe përsëri ka thënë se sezoni do përfundohet deri në fund.

“Kam parë dhe dëgjuar disa lajme të pavërteta që thonë se UEGA do t’iu jap titujt pozitave të para në tabelë”.

“Mund të them se nuk janë të vërteta. Qëllimi jonë është që të përfundojmë ligat dhe nuk rekomandojmë asgjë tjetër”.

Flitet se çdo ligë do përfundojë para datës 30 qershor./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme