2Po2 numëron të mirat që i solli koronavirusi, krahas gjithë anëve negative që do t’i lë pas.
Pandemia koronavirus ua mori jetën një numri të madh të njerëzve, derisa shumë të tjerë janë infektuar dhe po vazhdojnë të rikuperohen.
Reperi 2Po2 me anë të një postimi në Instagram thotë se shpreson që nga kjo pandemi të kemi marrë mësime pozitive.
“Planeti po merr frymë dhe bëhet më mirë kur ndotja është më e vogël..në Venedik uji u bë më i pastër sërish, në Sardina delfinët po notojnë në portin e Cagliarit, në Kinë dhe Itali, në veçanti ndotja është zvogëluar. Shpresoj që ne kemi marrë mësime pozitive nga kriza nga COVID-19”, ka shkruar ai.
Për ndryshe, në Kosovë deri tani janë shënuar 19 raste të të infektuarve me koronavirus.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...