Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili udhëheq me Shtabin operativ, në konferencën e sotme ju bëri apel qytetarëve të mos dalin pa pasur nevojë, por të qëndrojnë në shtëpi për shkak se “është e vetmja mënyrë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit”.
Ai njoftoi se me rastet e djeshme, numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus në këtë komunë është 24, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dy pacientët që ishin për shërim shtëpiak për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore janë transportuar në Klinikën Infektive në Shkup. Të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe vazhdimisht vizitohen nga ekipet mjekësore. Ekipet dje ishin në Qendër Zhupë ku u testuan disa persona. U tha se gjatë ditës do të vinë dy mjekë specialistë”, tha Duka.
Ai shtoi se institucionet kompetente në mënyrë të rregullt po i kryejnë obligimet për mirëmbajtjen e hjigjienës komunale, rendit dhe qetësisë publike në qytet si dhe furnizimin me ushqim, barna dhe furnizime tjera.
Ai falënderoi të punësuarit në ndërmarrje publike komunale ‘Standard’, të cilët angazhohen maksimalisht në dezinfektimin e qytetit.
“Falënderoj shoqatën ‘Dibra’ të dibranëve tanë në SHBA, me donacionin e të cilëve janë furnizuar qese dhe lëng dezinfektues për pastrimin e qyteteve. Falënderoj pronarët e firmave dhe personave fizik të cilët u ofruan të ndihmojnë në menaxhimin e kësaj situate”, tha Duka.
Siç njoftoi më herët, Omer Cami, anëtar i Shtabit komunat dhe udhëheqës me Sektorin për Higjienë Komuna të NP ‘Standard’, furnizimet tashmë po shpërndahen dhe se rreth 3.000 amvisëri do të marrin nga 10 qese, që janë të mjaftueshme për pesë javë.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut