Shasha: Fondet e BE-së të përdoren me kujdes

15:02 | 18 Mars 2020
Arbresh.info

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, përmes një postimi në facebook ka shkruar se BE ka qëndruar gjithmonë pranë Ballkanit Perëndimor.

Ai ka shkruar gjithashtu se është me rëndësi që fondet që ndahen të përdoren me kujdes dhe në bashkëpunim me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin.

“Miqtë e vërtet dallohen në kohë krizash. Qoftë termet apo virus, ?? ka qëndruar pranë Ballkanit Perëndimor në çdo kohë.
Sot, Komisioni Evropian ka mandatuar Komisionerin për Zgjerim që të ri-programoj fondet e BE-së për të mbështetur vendet e Ballkanit në luftë kundër COVID-19, me theks të veçantë në adresimin e pasojave ekonomike.
Është shumë me rëndësi që fondet që do të vendosen në dispozicion të përdoren me kujdes dhe në bashkëpunim me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, duke kombinuar ekspertizën dhe përvojën globale financiare me mjetet e limituara buxhetore”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme