Google ADS

MSH e Maqedonisë: Ka rezerva të mjaftueshme të gjakut në vend

14:55 | 18 Mars 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni edhe një herë ka njoftuar se ka rezerva të mjaftueshme të gjakut nëpër qendrat e transfuziologjisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe një herë, pas ngjarjeve të fundit në shtet lidhur me virusin dhe situatën e krijuar njoftojmë se Instituti për transfuziologji dhe Kryqi i Kuq janë organizuar për të siguruar njësi të mjaftueshme gjaku dhe për të mbrojtur dhuruesit e gjakut në vend, me qëllim që procesi i dhurumit dhe mbledhjes së njësive të nevojshme” thonë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu nga kjo ministri thonë se nivelet e plazmës së gjakut në formë të ngrirë janë të kënaqshme, saqë mund të furnizojnë shtetin edhe për një vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme