Google ADS

“Covid-19, virus kinez”, Kina ndalon tre gazetarë amerikanë

14:43 | 18 Mars 2020
Trina Galanxhi

Kina ka revokuar letrat kredenciale për tre gazetarë amerikanë që punojnë për The Neë York Times, Ëall Street Journal dhe Ëashington Post.

Ndalesa është bërë si shenjë hakmarrje për Presidenti amerikan, Donald Trump, e quajti koronavirusin ‘virus kinez’, transmeton portal arbresh.info

Gazetarëve nuk u është bërë i njohur identiteti, ndërsa sipas AP, atyre nuk u lejohet që të vazhdojnë punën në Kinë dhe Hong Kong.

Përmes mediave sociale, Donald Trump tha se “Shtetet e Bashkuara do të mbështesin me forcë ato industri, si Airlines dhe të tjerët, që preken veçanërisht nga virusi kinez. Ne do të jemi më të fortë se kurrë më parë!”

LEXO EDHE: Trump thotë se kriza e koronavirusit mund të zgjasë gjatë gjithë verës

Pekini ka kërkuar nga pala amerikane që të korigjojë gabimin dhe të ndalojë akuzat e ‘pabaza’.

Por më pas Trump ka dyfishuar postimet e tij në mediat sociale, duke komentuar guvernatorin e Nju Jorkut, Andreu Cuomo, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë nëpër spitale.

Trump tha se Cuomo ‘dëshiron që të gjitha shtetet të trajtohen njësoj’.

“Por, jo të gjitha shtetet nuk janë njësoj. Disa janë goditur më fort nga virusi kinez”, shkroi Trump.

Trump, gjithashtu në fillim të këtij viti ka ndaluar pesë gazetarë kinezë që të punojnë në SHBA.

Teoricientët e konspiracionit, kanë supozuar se virusi që po merr jetë njerëzish ishte krijuar nga Kina.

Në nivel global më shumë se 200 mijë njerëz janë të infektuar nga koronavirusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme