Është vendim i gabuar i kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë në këto momente Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.
Me këtë Kurti po mundohet që të largoj përgjegjësinë e tij karshi heqjes së taksës, thotë analisti Shkodran Ramadani në një deklaratë për arbresh.info.
“Është vendim i gabuar i kryeministrit Kurtit që përmes shkarkimit të zotëri Veliu të mundohet të haqe përgjegjësinë për prishje të raporteve me SHBA-të shkaku i mos heqjes së taksës dhe këtë të ja hedh LDK-së. Vendimi i Kurtit është hap drejt prishjes së koalicionit. Ky po mundohet që shkarkimin e tij për shkak të taksës ta bëjmë përmes shkarkimit të Agim Veliut”, thotë Ramadani.
Se vendimi i Kryeministrit Kurti ka qene i ngutshëm dhe i pavend e thotë edhe Blerim Burjani.
Sipas Burjanit në këtë gjendje që është Kosova është i papranueshëm një vendim i tillë.
“Ja shkarkim i tillë nuk do duhej te ndodhe, pa marrë parasysh se në kabinet ministror apo në qeveri ka mendime te ndryshme, e vërteta është se Kosova është në gjendje te jashtëzakonshme vetëm nuk aplikohen, nuk është ora policore apo ajo ushtarake, pra shteti nuk është në atë gjendje fare, paniku në këtë situatë është rreziku më i madh se koronavirusi dhe se cilado sëmundje tjetër, pra menaxhimi i panikut është me rëndësi dhe ruajtja e qetësisë dhe rendit publik, sepse në situatat e tilla emergjente paniku mund të sjellë pasoja të paparashikueshme për shtetin dhe qytetaret e sidomos, pra s’ka panik ka lëvizje me kujdes dhe me jetue jetë normale në kushte jo normale, por jo me shkaktua panik. Pra nuk ka nevojë për shkarkime fare dhe nuk duhet të ndodhin fare ose duhet të mendohet të shkohet në koalicion të gjerë partish deri në zgjedhje të jashtëzakonshme në një situatë që do të vjen, pra nuk ka pas nevojë fare për këtë çështje”, deklaroi ai.
Ishte vetë kryeministri Albin Kurti që të mërkurën ka shkarkuar Agim Veliun nga posti ministror.
Arsyeja e shkarkimit sipas Kurtit ishte një deklaratë e tij në një nga mediat në vend për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është”, u tha në sqarimin e Zyrë së Kryeministrit./V.Selimi/arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit