Të moshuarit janë më të rrezikuar nga koronavirusi, por ekspertët paralajmërojnë se të rinjtë, edhe ata të njerëz të shëndetshëm, po vdesin nga infeksioni i frymarrjes.
Në nivel global, më shumë se 200 mijë njerëz në 170 vende të botës janë infektuar me Covid-19, që nga shpërthimi i infeksionit në Kinë gjatë muajit dhjetor, transmeton portal arbresh.info
Numri më i madh nga 8 mijë vdekjet e regjistruara në të gjithë botën, përbëhet nga të moshuar që vuanin nga kushtet themelore dhe kishin sistem të dobët imunitar.
Megjithatë, Bruce Aylëayd, i cili vlerësoi pandeminë në Kinë, tha se ekziston një alarm i ri, që sëmundja merr jetën edhe të të rinjëve që nuk kanë komplikime shëndetësore.
Doktori i OBSH-së, ka paralajmëruar të rinjët, përderisa 30 të rinjë janë të kërcënuar për jetën për shkak të koronavirusit.
Ndërkohë, një mjek urgjence nga Belgjika ka zbuluar skanimet tronditëse të mushkërive të të rinjëve të shëndetshëm, të cilat i përshkroi si “asgjë më pas se të tmerrshme”.
Eksperti i sëmundjeve të frymëmarrjes nga Universiteti i Teknologjisë, Brian Oliver, argumentoi se vdekjet tek të rinjtë kishin tendencë të ishin më të larta në Kinë sesa në pjesën tjetër e globit.
LEXO EDHE: Pacientja e shëruar nga koronavirusi tregon si dukeshin simptomat para se të sëmurej
“Ajo që ndodhi në Kinë nuk është duke luajtur të njejtën mënyrë dikur tjetër. Pavarësisht se të rinjtë mund të jenë të ndjeshëm, Kina ka qenë më shumë e rrezikuar sesa vendet tjera”, tha ai.
Megjithatë, ai bën thirrje që koronavirusi nuk kursen as të rinjtë, prandaj ai bën thirrje që të rinjtë të bëjnë kujdes, po aq sa të moshuarit.
Kina, Italia dhe Irani kanë provuar nivelet më të larta të vdekshmërisë, duke regjistruar rreth 7 mijë vdekje mes tyre.
Pjesa tjetër e Europës, veçanërisht Gjermania, Franca dhe Spanja, SHBA dhe Koreja e Jugut, kanë përjetuar një rritje eksponenciale në raste ditëve të fundit.
Viktima më e re e koronavirusit në Europë, është futbollisti nga Spanja, i cili ndërroi jetë në moshën 21 vjecare, të cilit iu përkeqësua gjendja për shkak të sëmundjes së leukemisë./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation