Deri më tani në vendin tonë janë 42 raste të konfirmuar me koronavirus dhe dy viktima, ndërkohë masat e marra nga qeveria janë shtrirë në të gjithë vendin.
Specialisti i sëmundjeve infektive në St. Mary’s Hospital, në SHBA, Arjet Gega në një lidhje më “ABC News” theksoi se aktualisht virusi është mes nesh dhe po shpërndahet. Gega sqaroi se mënyra se si sillemi ndaj kësaj sëmundje është shumë e rëndësishme.
“Jemi të ngujuar në shtëpi. Sëmundja në Amerikë u mor seriozisht rreth para dy javësh. Bota perëndimore dhe Amerika humbi një pjesë të mirë të kohës. Por Amerika ka pasur problemin e testimit”, deklaroi Gega.
Ai u shpreh se duhet distancimi social dhe diagnostikimi apo izolimi sa më i shpejtë i rasteve.
“Skenari më i keq do të jetë ai i Italisë. Sëmurja e shumë njerëzve njëkohësisht do të jetë problem. Nuk ka sistem në botë qoftë në Amerikë që ta përballojë një fluks të tillë”, tha Gega.
Më tej ai theksoi se rrezikshmëria e COVID 19 është se shumë njerëz sëmuren shumë rëndë. “Nëse kjo ndodh në të njëjtën kohë shkakton mbipopullim të spitaleve dhe sjell zgjedhjen “se cilin do të jetojë apo do të vdesë”.
Masë shumë e rëndësishme është distancimi social, qoftë edhe kontaktet familjare. Duhet të qëndrojnë patjetër të izoluar, larg fëmijëve, prindërve dhe njerëzve të tjerë.
Higjiena personale është shumë e rëndësishme. Ky virus transmetohet nga kontakti dhe me anë të bulzave. Kur kollitemi duhet të tregojmë shumë kujdes”.
Sa zgjat kjo epidemi?
Gega: Sot është e vështirë të thuhet. Po të shohim në Kinë rastet e reja kanë rënë. Besoj që faza e parë mund të zgjasë rreth 1 muaj apo dy muaj. Nëse qindra persona sëmurën për një kohë të shkurtër do të kemi skenarin e Italisë.
Ekziston frika se virusi mund të rikthehet?
Gega: Familja e koronavirusit shkakton sëmundje të ngjashme me gripin. COVID 19 nuk do të zhduket plotësisht me ardhjen e temperaturave të ngrohta.
Do të jetë një virus që do të qëndrojë me ne, nuk do të largohet plotësisht. Do të kemi më shumë imunitet, një vaksinë mund të studiohet në muajt në vazhdim. Pandemitë na bëjnë të kuptojmë se edhe rruzulli tokësor është një sistem më vete./abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?