Zëvendësministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu bëri të ditor se momentalisht 1921 qytetarët nga Maqedonia ndodhen në vetizolim.
“Janë deponuar katër fletëparaqitje penale kundër pesë personave, 2 personave sipas nenit 205 të Kodit Penal për bartje të sëmundjes ngjitëse dhe nenit 206 të Kodit Penal për mosveprim sipas rregullave shëndetësore në periudhën e epidemisë dhe Informatë në Prokurori kundër 4 personave sipas nenit 206 të Kodit Penal”, thotë zëvendësministri Nuhiu, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të rrezikut të coronavirusit personat që vinë nga vendet me rrezik të lartë apo me rrezik të ulët duhet të vetizolohen për 14 ditë.
Vetëm sot ka pasur katër raste të reja me coronavirus ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të shpallet edhe gjendja e jashtëzakonshme.
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos