Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se sektori privat është më i rrezikuari në situatën e krijuar pas shpalljes së pandemisë në botë.
Kadri Veseli, kryetar I PDK-së ka thënë se qeveria duhet të ofroj program stimulues financiar për sektorin privat, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se në këtë mënyrë do të siguroheshin vendet e punës dhe pagat e punëtorëve.
Në këtë moment, sektori më i rrezikuar pa dyshim është sektori privat, punëdhënësi më i madh në Kosovë. Në mungesë të lëvizjes njerëzore dhe mallrave, bizneset private rrezikojnë që të kenë mungesë të qarkullimit në këtë fazë, duke rrezikuar qindra mijëra vende të punës. Por rrezikojnë edhe furnizimin! Është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës të ofrojë një program stimulues financiar për sektorin privat. Për t’u siguruar dhe garantuar se qytetarët e Kosovës nuk do t’i humbin vendet e punës, dhe mbi të gjitha që në fund të muajit të kenë pagën e tyre”, ka thënë Veseli.
“Qeveria, së bashku me Bankën Qendrore dhe bankat komerciale, duhet të ofrojnë një hapësirë më të madhe sigurie, sidomos për sektorin privat”, ka përfunduar Veseli.
Ndryshe në Kosovë deri tani janë raportuar 19 raste pozitive me virusin korona./arbresh.info/
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër