Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka përgëzuar qeverinë e Kosovës dhe të gjithë ata që janë vendosur në frontë për të parandaluar përhjapjen e koronavirusit.
Përmes një reagimi në twitter, Held ka thënë se është mirë që në një situatë të tillë qeveritë nëpër botë po tregojn vlerat e tyre në vend të retorikave populliste.
Diplomati gjerman ka falendëruar edhe mjekët, foract e rendit dhe të gjithë që po ndihmojnë në luftën kundër COVID-19.
“Shenjë e mirë që tani veprimet serioze të qeverive tregojnë vlerën e tyre, kundrejt retorikës populliste, kudo. Përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe të gjithë të përfshirët në trajtimin e COVID deri më tani. Faliminderit stafit mjekësor, forcave të rendit, dhe të gjithë që po ndihmojnë. Vazhdojeni punën dhe jinni të sigurt”, ka shkruar Heldt.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...