Psikologjia që qëndron pas panikut të blerjes së letrave të tualetit

10:50 | 18 Mars 2020
Trina Galanxhi

Pothujase në të gjithë botën është parë vetëm një skenë, nga SHBA, në Francë dhe Australi, raftet e supermarketeve janë zbrazur dhe ‘lufta’ më e madhe është bërë për shkak të letrave të tualetit.

Po pse letrat e tualetit shkaktuan ‘luftë’ në të gjitha kulturat, përfshirë edhe rastet e dhunshme?

Ekspertët thonë se përgjigjja qëndron në teorinë e lojës, transmeton portal arbresh.info

Nëse të gjithë blejnë vetëm atë që u nevoitet, nuk do të ketë mungesa. Nëse disa njerëz fillojnë të bëjnë panik, strategjia optimal do të jetë që ju ndiqni turmën, për t’u siguruar se keni mjaftueshëm nga gjërat që blen turma.

Por ky nuk është spjegimi i vetëm, pasi letra e tualetit mund t’ju shpëtojë nga infeksioni dhe ende nuk është parë asnjë nivel i blerjes së më shumë sendeve kryesore, sikurse ushqimi i konservuar.

“Mendoj se imazhet dramatike të publikuara në mediat sociale kanë luajtur rolin e vet dhe në mendjen e shoqërisë ato bëhen si simbol i sigurisë”, tha Steven Taylor, autor i “Psikologjia e Pandemisë” për AFP, transmeton portal arbresh.info

“Njerëzit ndiejnë nevojën për të bërë diçka për të mbajtur veten dhe familjen e tyre të sigurt, sepse çfarë tjetër mund të bëjnë përveç larjes së duarve dhe izolimit të tyre?” shtoi profesori i psikiatrisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike.

Një teori tjetër që Taylor e parashtroi është e rrënjosur në shmangien tonë evolucionare ndaj gjërave që na neverisin, të forcuara kur njerëzit ndjehen të kërcënuar nga infeksioni.

“Dhe kështu unë mendoj se arsye që i lidh njerëzit me letrën e tualetit është një mënyrë për të shmangur neverinë”, tha ai.

Ekonomistët gjithashtu kanë sugjeruar që njerëzit mund të përpiqen të eliminojnë një rrezik që është relativisht i lehtë dhe sipërfaqësor, në vend që të bëjnë diçka më të kushtueshme që mund të zvogëlojë rrezikun e tyre në një sasi më të madhe.

Kjo njihet si “paragjykim ndaj rrezikut zero.”

“Supozimi im është që ne duam të ndihemi të kontrolluar dhe të kemi buxhet të kufizuar”, ” tha Farasat Bokhari, një ekonomist shëndeytësor  në Britaninë e Madhe.

LEXO EDHE: 6 gabimet themelore që bëjme me higjenën personale

“Pra, ne shkojmë të blejmë diçka që është e lirë për të blerë, që ne mund ta ruajmë, dhe ne e dimë në pjesën e prapme të mendjes që do të përdorim gjithsesi,” tha ai.

Një artikull më i shtrenjtë por i domosdoshëm në magazinë mund të jetë një ushqim i papërdorshëm, por nëse ushqimi i ngrirë, ushqimet e konservuara dhe ramen nuk janë saktësisht të preferuarat tuaja, mund të jeni të mbërthyer me një faturë të madhe për artikujt që përfundimisht hidhni larg, nëse është më e keqja nuk arrijnë të materializohen.

Sipas Taylor, shumë nga sjelljet që ne pamë kësaj rradhe , janë parë edhe në pandemitë e mëparshme, përfshirë gripin spanjoll në vitin 1918, që vrau pothujase 700 mijë amerikanë dhe shkaktoi panik te qytetarët, të cilët më pas ia mësyen farmacive dhe dyqaneve për të blerë sa më shumë mallra.

Në atë kohë, disa sollën në jetë teorinë se virusi mund të ketë qenë hartuar nga Gjermani, ndërsa tani për koronavirusin thuhet se është një armë kineze dhe amerikane, në varësi se kush po e bën akuzën.

“Mediat sociale kanë mundur mendjen me imazhet dhe videot dramatike në të gjitëh botën, duke ngjallur kështu ndjenjën e kërcënimit dhe të urgjencës njerëzore”, tha Taylor.

Në anën tjetër, ai ka shtuar se mediat sociale mund të jenë të shkëlqyeshme dhe një ndihmë e madhe për njerëzit që janë të izoluar.

Pra, a jemi të destinuar për një ndarje në kohezionin shoqëror nëse shtrihet pandemia? Historia thotë jo, tha Taylor.

“Pakënaqësia dhe sjellja e keqen në pandemitë e mëparshme ka qenë relativisht e pazakontë, ka ndodhur, ka pasur shpërthime, por përgjigjja kryesore ka qenë rendi, solidariteti i njerëzve, ndihma karshi njëri-tjetrit dhe veprimet që kanë bërë më të mirën për komunitetin”, shtoi ai./arbresh.info/

Të ngjashme