Inter është duke u munduar të transferojë sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe të Manchester United, Anthony Martial.
“Neurazurët” kanë vendosur ta lejojnë Barcelonën të transferojë yllin, Lautaro Martinez nëse paguhet klauzola prej 111 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, Inter synon ta zëvendësojë argjentinasin me dyshen që luajnë në Premierë Ligë.
Martial shihet si zëvendësuesi adekuat, pasi e di stilin e lojës të Romelu Lukakut, andaj mund të formojnë një dyshe të rrezikshme në sulm.
24-vjeçari këtë sezon ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje në Premierë Ligë dhe është një ndër lojtarët kryesorë që janë duke i ndihmuar United të hyjë në top katër./arbresh.info.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...