“Fernandes do të bëhet legjendë”

10:03 | 18 Mars 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Manchester United, Diogo Dalot beson se bashkëlojtari, Bruno Fernandes do të bëhet legjendë në të ardhmen.

Portugezi u transferua nga Sporting Lisbon te “Djajtë e Kuq” gjatë afatit të janarit dhe ka fillimi te skuadra angleze ka qenë i shkëlqyeshëm.

Forma e mrekullueshme ka pasur efekt te Dalot, i cili ka thënë se në të ardhmen Fernandes do jetë legjendë e klubit.

“Është lojtari më i mirë. Do bëhet legjendë, nuk ka dyshim për këtë”.

“Është i pabesueshëm dhe sigurisht që mund të bëhet edhe më i mirë. Ai do të mësojë shumë gjëra nga klubi”, theksoi ai.

25-vjeçari në muajin e parë në fanellën e United arriti të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit, pasi shënoi tri gola dhe kontribuoi me katër asistime në Premierë Ligë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme