Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi se qeveria e tij do t’i ndajë 200 miliardë euro si pako ekonomike për luftimin e efekteve negative të koronavirusit.
Kjo shumë është përafërsisht sa një e pesta e vlerës së prodhimit vendor të këtij shteti dhe paraqet shifrën më të lartë të pakos ndihmëse që është ofruar ndonjëherë nga qeveria në historinë moderne të Spanjës.
“Nuk do ta lëmë prapa askënd. Shteti do ta marrë përsipërs luftimin e shokut ekonomik”, tha kryeministri Sancehz gjatë një fjalimi të transmetuar në televizione.
Ai është ekonimist me profesion dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste të Spanjës. Shefi i qeverisë premtoi se kushdo që është prekuar nga koronavirusi mund të llogarisë në përkrahjen nga shteti, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Deri më tani, mbi 100 mijë punëtorë spanjollë e kanë ndërprerë punën përkohësisht dhe mijëra bizenese të vogla janë detyruar t’i mbyllin dyert.
Spanja është njëra nga shtetet më të prekura në Evropë dhe në botë nga koronavirusi. Deri më tani, në këtë vend janë infektuar mbi 11 mijë njerëz, ndërsa 491 kanë vdekur.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...