Google ADS

Barcelona e Reali rivalizojnë Bayernin për Leroy Sane

09:48 | 18 Mars 2020
Arbresh Info

Edhe dy gjigantë evropianë i janë bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sane që nga vera e kaluar është objektivi kryesor i Bayern Munich dhe thuhet se drejtori sportiv, Hassan Salihamidzic është takuar me agjentin e lojtarit javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Por, garës së madhe për gjermanin i janë bashkuar edhe dy rivalët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.

Sane, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021 thuhet se e do largimin nga “Etihad” dhe në muajt e ardhshëm duhet të vendos mes tri skuadrave.

Avantazhin e ka Bayern të cilët kanë pranuar se do paguajnë çdo vlerë që kërkojnë “Qytetarët”.

Kartoni i lojtarit në Transfermarkt është 100 milionë euro./arbresh.info.

Të ngjashme