Google ADS

Barcelona e Real Madrid pas yllit të Bayernit

08:55 | 18 Mars 2020
Arbresh Info

Barcelona dhe Real Madrid janë duke garuar për transferimin e mbrojtësit të krahut të Bayern Munich, David Alaba.

Alaba nuk është i bindur nëse dëshiron ta vazhdojë kontratën me “Bavarezët”, kontratë e cila skadon në vitin 2021, transmeto portali arbresh.info.

Raportimet e Bild thonë se dy rivalët Barcelona e Real Madrid janë të interesuar për austriakun, që është në sezonin e 11-të në “Allianz Arena”.

Nëse ndodh që lojtari të dëshirojë largimin, kampioni i Gjermanisë do ta shesë në mënyrë që mos ta humbë në sezonin e ardhshëm si lojtar i lirë.

Vlera e Alaba në Transfermarkt prek shifrën e 75 milionë euro./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme