Google ADS

Ky grup i gjakut është me pak i rrezikuar nga koroanvirusi

08:31 | 18 Mars 2020
Arbresh Info

Koronavirusi është duke u përhapur me të madhe në gjithë botën.

Personat me grupin e gjakut A (II) janë më të ekspozuarit ndaj koronavirusit, derisa ata me grupin zero më pak të rrezikuar, kështu të paktën është nxjerrë konstatimi i një grupi hulumtuesish kinezë të cilët punën e tyre e publikuan në ueb-faqen medRxiv.

Shkencëtarët kinezë kanë analizuar të dhënat e 2 mijë pacientëve nga spitalet e Wuhanit në Shenzhen, përfshirë edhe më shumë se 200 tjerëve që kanë ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të tyre, në mesin e banorëve të Wuhanit, 34 për qind kishin grupin e gjakut 0, 32 me grupin A (II), 25 për qind me B (II) dhe 9 për qind me AB (IV).

Për të ardhur deri te këto të dhëna, shkencëtarët kanë analizuar gjakun e 3.700 banorëve të Wuhanit që nuk janë infektuar me koronavirus.

Në anën tjetër, numri më i madh i banorëve të infektuar me koronavirus në Wuhan, ishin ata me grupin e gjakut A me një total prej 38 për qind, derisa 26.4 me grupin B, 25.8 me zero. Numri më i vogël i pacientëve ishin ato me grupin e gjakut AB – më saktësisht 10 përqind.

Sipas kësaj, thuhet në hulumtim se personat më të rrezikuar janë ata me grupin e gjakut A, derisa ata me zero janë më së paku të rrezikuar nga virusi COVID-19.

E për të qenë të sigurtë në teorinë e tyre, ata kanë bërë hulumtime në të paktën 398 pacientë shtesë nga Wuhani dhe Shenzhen, dhe në fund kanë marrë po të njëjtën rezultat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme