Para pak çastesh Fisnik Ismaili reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje me posterët e publikuar kundër gazetarit Berat Buzhala.
“Me pas reague qeshtu do njerëz kur Berati pat shpifë në Express tuj ma qitë foton ngat asaj të Miloševićit, e tuj aludue se jam djali i tij, mbase kisha reague me i dalë në mbrojtje. Por kjo që po e shohim është pikërisht çka ka ba Buzhala qe sa vjet me mediumin e tij, tuj e keqpërdorë me shajtë, denigrue edhe shpifë për njerëz, në mënyrë ma të sofistikueme se ky billboardi, por gjithsesi poaq të ulët.
Nuk po them se nuk kanë reague plot për rastin tim. Edhe i jam falënderues secilit, por ka pasë boll asi opoinista në FB, qesi që kanë nam e ndikim këtu, në mesin e tyne edhe gazetarë, të cilët nje fjalë të vetme s’e kanë thanë, edhepse ka qenë ofendimi shumë ma i randë se ky sot, veç pse janë tutë se mos po marrin ngjyrim politik duke më përkrahë.
Eh, qekjo pabarazi mue po më vran ma së shumti.
Nuk po them se ky sot është gjest i mirë. Përkundrazi. Por është koha me u kfillë, si korporatat, si mediat, ose nëse bojkotohen, me u bojkotue krejt, se fort zdral është ba këtuhja.
E di që po tingëllon personale prej meje, por edhe qekjo që pe shoh është poashtu personale, edhe ky është mendimi im personal në faqen personale të Facebook-ut,” ka shkruar Fisnik Ismaili në rrjetin social Facebook.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...