Pasi që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dekretin për shpallje të gjendjes se jashtëzakonshme këtë vendim është duke e kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje
Fillimisht ishte zëvendës kryeministri i Qeverisë, Haki Abazi që tha se kundërshtojnë këto masa te propozuara nga Presidenti, e pas tij ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zv/ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria ka marrë të gjitha veprimet që ka në dispozicion kundër Covid-19.
“Kundër pandemisë COVID – 19, Qeveria ka ndërrmarë secilin veprim me kohë. Disa vendime dhe shumë masa e veprime. Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, punonjësit shëndetësor, policia, kanë qenë në krye të detyrës. Për çdo lëvdatë, shembull për shumë vende. Puna e tyre është lavdëruar edhe nga qytetarët edhe nga ambasadat që veprojnë në Kosovë. Qytetarët në masë të madhe kanë qenë të disiplinuar dhe kanë ndjekur rregullat e kanë vepruar në përputhje me vendimet e Qeverisë. Në këto rrethana nuk ka asnjë veprim që është dashur të bëhet dhe që nuk është bërë nga Qeveria. Të gjitha në kohë! Pse të shpallet gjendja e jashtëzakonshme kur situata është në kontroll dhe e menaxhueshme?Vaj halli nëse edhe në këto rrethana, Presidenti e do primatin. Kjo nuk i ndihmon situatës, përkundrazi!’, ka shkruar Haxhiu.
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3456948311042602
Një reagim para Albulena Haxhiut e kishte edhe zv/ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Para se të shpallej gjendje e jashtëzakonshme do të duhej të vlersohej se sa janë shfrytëzuar kapacitetet aktuale në kuadër të situatës aktuale, gjendjes së emergjences shëndetësore.
Se pari ende nuk janë mobilizuar kapacitet maksimale të institucioneve civile, si kthimi i orarit 12 orësh për policinë e Kosovës, praktikë më se e zakonshme në rastet më se të zakonshme si zgjedhjet apo datat specifike. Ky hap do të dyfishonte pjesëmarrjen e policisë në aktivitete. Edhe ashtu nuk ka ndonjë shqetësim serioz për mungesë sigurie, para së gjithash falë sjelljes së përgjegjshme të qytetarëve tanë, shkruan expres.
Po ashtu edhe i gjithë personeli shëndetësor me të drejtë nuk është mobilizuar deri në maksimum, gjë që tregon për potenciale shtesë në rast të nevojës. Poashtu, për sa i takon furnizimin me artikujt e nevojshëm, nuk ka vështirësi të theksuara.
Marr parasysh këto dhe shumë argumente të tjerë në këtë moment dhe në kësi lloj situate, nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ka nevojë për hapa që qartësojnë shoqërinë e qytetarët e jo që shkaktojnë konfuzion e pasiguri.
Tani për tani emergjenca shëndetësore është e mjaftueshme”, ka shkruar Sveçla në facebook.
https://www.facebook.com/xhelal.svecla/posts/10223958357926248
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte