Pas paraqitjes së 7 rasteve me coronavirus në Viti, gjendja në këtë Komunë duket se po shkon drejt normalizimit.
Doktoresha Vjollca Duriqi, thotë për RTV Dukagjinin se numri i personave që po paraqiten në QKMF për të bërë teste është reduktuar me rreth 70%.
“Tash numri i personave që paraqiten për teste sillet nga 20-30”.
Doktoresha thotë se ashtu si në gjithë Kosovën edhe në Viti sfidë mbeten pajisjet e pakte medicinale që kanë.
“Ne ekipa e natës me shumë vështirësi arritëm t’i sigurojmë veshjet dhe maskat për të vijuar punën. Unë i kam një palë syze për mbrojtje, por meqë kolegët tjerë nuk i kanë u solidarizova me ta dhe nuk i vendosa as unë vet”.
Duriqi kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që t’iu sigurojë më shumë pajisje pasi thotë se personeli shëndetësorë mund të infektohet vet dhe më pas të jenë burim infeksioni edhe për familjet e tyre.
Ajo thotë se Vitia ka nevojë edhe për mjekë pasi disa që kanë pasur kanë hyrë në karantinë.
“Gjendja e tyre është e qetë por duhet ta presin fazën e inkubimit prej tri javësh për të bërë testet”, tha ndër të tjera Vjollca Duriqi.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...