Qeveria e Kosovës nuk e përkrahë vendimin e Presidentit Hashim Thaci për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Këtë e ka bërë të ditur zëvëndëskryeministri Haki Abazi në një konferencë për media, menjëherë pas konferencës se Thaçit.
Abazi tha se nuk është nevoja tani për tani për një masë të tillë.
Qeveria e konsideron atë si një masë të ngutshme.
“Ajo cka është propozuar nga Presidenti si masë e jashtëzakonshme është masë ekstreme.
Si rrjedhojë kryeministri, Albin Kurti nuk është në pajtueshmeri me masën ekstreme të cilën e ka propozuar presidenti sonte. Ne mendojmë që tani për tani nuk duhet marrë një vendim i tillë” tha Abazi.
Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme si pasoj e koronavirusit, ku numri i të prekurve në Kosovë deri më sot ka arritur në 19 persona. /arbresh.info
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...