Për herë të parë në shtetin e Kosovës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Pas mbledhjes se Keshillit te Sigurise Kombetare, Presidenti Hashim Thaci ka lajmëruar se do ti propozojë Kuvendit se do ta shpallë vendin në gjendje të jashtëzakonshme.
Kështu ka deklaruar Thaci në një konferencë për medie, pas rasteve të infektuara me Covid-19 në Kosovë, raporton arbresh.info
“Pas konsultave që zhvillova me ta dëshiroj që të mos eskalohet situate më tutje, të gjithë të jemi në krye të përgjegësive.Sonte jemi të detyruar të deklarojmë se duke u bazuar në kushtetutën e vendit do ti propozoj kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë”, ka deklaruar Thaci
Thaçi ka falënderuar policinë, ushtarët e FSK’së dhe të gjithë ata që po përballen me parandalimin e koronavirusit.
“Falënderoj Policinë e Kosovës, ushtarët e FSK’së dhe të gjithë ata që po përballën me këtë situatë. Duhet të mobilizohemi të gjithë me të gjithë angazhimin dhe potencialin që e kemi”, njofton Thaçi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/761891174214694
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...
Barcelona nuk është e sigurt nëse Jonathan David do të kisht...
Kadrijaj e AAK-së për grantin 100 mijë euro: Patën deklaruar...
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me...