Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami thotë se po punohet për të filluar mësimin online.
Bajrami, në “Debat Plus” thotë se dëmet në arsim si pasojë e coronavirusit do të jenë të pariparueshme.
Ajo thotë se shpresojnë në përmirësimin e kohës dhe uljen e rasteve të prekura me virus në mënyrë që të fillojë normalisht mësimi.
“Ne kemi dhënë datën 27 mars si datë kur do të rifillojë mësimi por kjo nuk dihet”.
Ministrja e Arsimit thotë se po bëhen disa përgatitje për mësim online por sipas saj as kjo nuk do ta zëvendësojë mësimin e humbur.
“Po punojmë me një ekip të MASHT për mësimin online. Deri tash kemi pas në dispozicion një platformë e dizajnuar disa vite më parë, por nga viti 2017 ajo platformë nuk është përdorur më dhe aty nuk ka asnjë, pra platforma është boshe”.
Bajrami thotë se ka gatishmëri nga kompani private por asnjëra nga to nuk i ka materialet për të gjitha klasat.
Ajo thotë se për momentin janë duke i xhiruar materialet mësimore për t’u përgatitur për mësim online.
“Për momentin kemi në dispozicion një kanal të RTK-së por jemi duke punuar për një webfaqe të veçantë që materialet të jenë në disponim edhe kur nuk janë në transmetim në RTK”, tha ndër të tjera Hikmete Bajrami.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen