Google ADS

Ambasada e Kosovës në Gjermani: Askush s’do të penalizohet, përkundër skadimit të vizave

22:25 | 17 Mars 2020
Arditë Shkodra

Shtetasit e Kosovës që aktualisht ndodhen në Gjermani nuk duhet të shqetësohen në rast se u skadojnë pasaportat apo vizat.

Kështu ka thënë në mbrëmjen e së mërkurës ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Gjatë një lidhjeje me Skype, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Cufaj ka thënë se askush nuk do të penalizohet, përkundër skadimit të vizave – për shkak të bllokadës nga pandemia e koronavirusit.

Cufaj ka thënë se ambasada e Kosovës në Gjermani, por edhe konsullatat, do të jenë në shërbimin e tyre për t’ua lehtësuar procedurat para kthimit në vendlindje, sapo një gjë e tillë të jetë e mundshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme