Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se sektori privat po e përjeton më së rëndi situatën emergjente me coronavirusin.
Zeka, në “Debat Plus” ka thënë se dëmi në ekonominë e Kosovës si pasojë e coronavirusit do të jetë i konsiderueshëm.
“Ekonomia e Kosovës nuk mund të funksionojnë në mënyrë të izoluar. Pasojat do të jenë të konsiderueshme në Kosovë. Kemi sektorin privat shumë fragjilë prandaj pasojat e paevitueshme”.
Ai thotë se sektori i restoranteve është ndër më ët prekurit e që thotë se ai është ndër kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit, përcjell Telegrafi.
“Edhe sektori i agjencive turistike po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të ndalimit të fluturimeve dhe njëkohësisht mbylljes së kufijve”.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se shteti duhet të merr masa në mënyrë që bizneseve t’u kompensojë së paku pagat minimale të punëtorëve të bizneseve që nuk po mund të funksionojnë.
Zeka thotë se ka një ngathtësi nga ana e qeverisë në raport me bizneset pasi sipas tij të gjitha resurset janë orientuar nga coronavirusi.
“Ka raste kur edhe pagesat nga ana e institucioneve shtetërore nuk janë ekzekutuar karshi sektorit privat me arsyetimin se deri në fund të muajit nuk mund të shkojnë në zyre”, tha ndër të tjera Arian Zeka.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...