Drejt shërimit burri i prekur nga koronavirusi në Shqipëri
Pas 55 të prekurve me koronavirus dhe të moshuarës që ndërroi jetë disa ditë më parë, duket se në Shqipëri do të regjistrohet së shpejti dhe i shëruari i parë nga sëmundja e rrezikshme.
Lajmin e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se në testin e parë një i prekur nga koronavirusi ka rezultuar negativ në testin e parë për Covid. Fjala është pikërisht për babain e të riut që u cilësua si pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri.
Në testin e parë burri 53 vjeçar ka dalë negativ, teksa tashmë pritet dhe testimi i rradhës për të dalë zyrtarisht në përfundimin se ai është shëruar.
POSTIMI I MINISTRES SË SHËNDETËSISË:
“Pacienti i parë nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri.
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...