Teksa boksi dhe të gjithë sportet e tjerë janë pezulluar për shkak të coronavirus-it, një marrëveshje e përgjithshme mësohet të jetë arritur mes dy prej emrave më të mëdhenj të ringut.
Canelo Alvarez dhe Gennadiy “GGG” Golovkin “kanë arritur një marrëveshje verbale për ndeshjen e tretë”, sipas The Atheltic.
Ndeshja e tretë pritet të zhvillohet 12 shtatorin e ardhshëm në Dallas.
Alvarez (53-1-2, 36 KO) duhej të ndeshej me Billy Joe Saunders më 2 maj për unifikimin e titujve të peshave të mesme, por kjo sfidë është shtyrë.
Golovkin (40-1-1, 35 KO) ka fituar çdo dyluftim profesional që ka zhvilluar me përjashtim të ndeshjeve kundër Alvarez. GGG është 0-1-1 kundër Canelo-s, me ndeshjen e 2017-ës që ka dalë barazim, ndërsa ajo e 2018-ës që është e fituar nga Alvarez me vendimin e gjyqtarëve.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...