Google ADS

Qeveria e Maqedonisë me masa të veçanta për autobusët që vijnë nga Italia

20:12 | 17 Mars 2020
A. B.

Qeveria në seancën e sotme të 21-të shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin e mbledhjes së dytë të Shtabit të Krizës të Koordinimit për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e coronavirus-Kovid-19, të mbajtur më 17 mars 2020 dhe u konstatua se njëjta duhet të dorëzohet tek të gjithë institucionet kompetente, me qëllim zbatimin urgjent të masave dhe rekomandimeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë, në lidhje me grupin e qytetarëve tanë që mbërrinin me autobusë nga Republika e Italisë në vendkalimin kufitar Deve Bair, Qeveria morri këto vendime:

1. Ministria e Brendshme është e obliguar të sigurojë transportin e tyre, pa ndalur dhe pa u larguar nga transporti dhe t’i vendos ato në kapacitetet e Krivollakut.

2. Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut obligohet që të mbyllë perimetrin e këtij objekti në Krivollak dhe të sigurojë hapësirën në të cilën do të strehohen këta persona, me qëllim që personat të mos mund të largohen.

3. Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të sigurojë ekipe mjekësore për këta persona.

4. Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të sigurojë ujë dhe ushqim për nevojat e këtyre personave gjatë ditës, ndërsa nesër, sipas nevojës, dhe nga Shërbimi për punët të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

5. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale obligohet të kërkojë përmes UNDP ujin dhe ushqime për nevojat e këtyre personave për periudhën e ardhshme.

6. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të sigurojnë tualete të lëvizshëm për nevojat e këtyre personave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme