Zëvendëskryesministri Avdullah Hoti ka treguar për vendimet që po merr Qeveria në ditët e përballjes me koronavirusin.
Duke thënë se ka edhe vështirësi në disa drejtime, Hoti porositi të mos bëhet panik sepse Qeveria ka në menaxhim situatën.
“Jemi në fazat e hershme të përhapjes së këtij virusi, por shpresojmë dhe lutemi që do të mos përhapet më shumë. Masat i kemi ndërmarrë. Ajo që duhet të na mbrojë neve është vetëdija e qytetarëve që besoj se është ngritur mjaft. Për të ruajtur shëndetin personal, besoj që këto masa do të japin efekt”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.
“Nuk dëshiroj asnjë panik, situata është e menaxhueshme. Stafi shëndetësor është duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe duke u koordinuar nga Ministria e Shëndetësisë. Mund të përballemi me situata më të rënda duke pa përvojën e vendeve të tjera, eventualisht duhet të shpallim edhe gjendjen e jashtëzakonshme”.
“Në masë të madhe kemi qenë të detyruar të marrim sikur ka qenë mbyllja e shkollave dhe e disa bizneseve, mbyllja e trafikut ndërurban. Pas asnjë panik, por në mënyrë strikte duhet të ndiqen masat prej qeverisë”.
“Ministrja e ekonomisë ka bërë detajizimin e rezervave shtetërore dhe jemi duke komunikuar edhe me bizneset për ato produkte themelore. Për shembull është rregulluar edhe çështja kur shoferi që sjell maunat apo kamionët me mall është i huaj”.
Hoti tha se në kuadër të lehtësimeve të pagesave për qytetarët sot është vendosur që të mund të shtyhet kredia nëpër banka për ata që s’kanë mundësi ta paguajnë.
“Të gjithë klientët që kanë obligime kreditore paraqiten në ato institucione dhe të kërkojnë të shtyhet dhe kjo automatikisht pranohet. Nëse vazhdon situata ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të marrim masa. Mbi të gjitha është jeta e qytetarëve dhe Qeveria e bart koston kryesore, por kosto gjithashtu duhet të paguajnë edhe bankat dhe bizneset sepse parësore është jeta e qytetarëve”.
“Besoj që duhet të jemi bashkë në këtë betejë. Ne kemi kaluar periudha edhe më të vështira. Gjatë verës gruri do të kultivohet, arat do të mbillen dhe gjithçka i kthehet normalitetit. Qytetarët mos të krijojnë rezerva ushqimore që mund të konsumojnë brenda një viti. Ne jemi këtu jemi bashkë me njëri-tjetrin. Nëse blini më shumë që se sa që keni nevojë duhet ta dini se e lëni dikë keq”.
Hoti tha se komunikimi ndërmjet institucioneve në dy ditët e para kishte vështirësi, pasi që Qeveria po përballet me një situatë të jashtëzakonshme, por se tani gjithçka është në rregull në këtë drejtim.
“Tani jemi adaptuar situatës komplet dhe besoj që është normale sepse po përballemi me një situatë të jashtëzakonshme. Sistemi shëndetësor po përballet me kërkesa. Është normale që gjatë kësaj periudhe ka pak nervozë dhe vështirësi, por janë vendosur kanalet e komunikimit mes institucioneve”.
“Mungon stafi mjekësor në disa prej komunave. Prej Ministrisë së Shëndetësisë do të listojmë krejt stafin shëndetësor në nivel vendi. Kemi qenë në vështirësi të furnizimit me materiale të nevojshme, por gati që e kemi normalizuar edhe këtë dhe jemi në krye të detyrës”.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë