Google ADS

Presidenti i Genovas, Preziosi: Serie A mund të fillojë me 9 maj

19:35 | 17 Mars 2020
Arditë Shkodra

Presidenti i Genovas, Enrico Preziosi ka thënë se data më e mundshme për rifillimin e Serie A është 9 maji.

Seria A ishte e para nga ligat kryesore evropiane që u mbyll shkaku i pandemisë, e ndjekur me shpejtësi nga shumica e ligave të tjera si në këtë kontinent, ashtu edhe në mbarë botën.

Seria A është mbyllur zyrtarisht deri në 3 prill, megjithëse me numrin e rasteve dhe vdekjeve që akoma rriten çdo ditë në Itali, kjo duket shumë e pamundur.

“Ne e dinim se ishte e mundur të shtyhej Euro 2020 dhe ishte vendimi i duhur”.

“Unë nuk e di se sa do të kushtojë kjo shtyrje, por është e nevojshme që ne të përfundojmë kampionatet vendase dhe garat evropiane të klubeve”.

“Është sinqerisht e vështirë të bësh parashikime tani, sepse duhet të shpresojmë se virusi nuk përhapet edhe më shumë”.

“Lega Serie A dhe FIGC të dy bien dakord për datën e 9 majit, duke lejuar që coronavirusi të largohet”.

“Lojtarët duhet të rifillojnë më parë stërvitjen për t’u rikthyer në formë, kështu që duhen disa javë”, ka thënë Preziosi për Radio Kiss Kiss./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme