Kompania Countour Global ka thënë se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me 500 megavatë.
Sipas një njoftimi për media nga kjo kompani, arsye për tërheqjen janë edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë.
“Projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në një njoftim për media nga Contour Global, shkruan arbresh.info
“Siç kemi thënë në të kaluarën, Kosova duhej të ishte projekti ynë i fundit me qymyr. Ne nuk do të zhvillojmë termocentrale qymyri në të ardhmen”, tha po ashtu Contour Global.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017, marrëveshje kjo që do të kushtonte 1.3 miliardë euro.
Kurse në dhjetor të vitit 2018 zv. ndihmës sekretari i shtetit për Çështje Evropiane të SHBA-ve, Mathew Palmer deklaroi se Kosova e Re gëzon mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘Kosova e Re gëzon mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës`, kishte thënë Palmer.
Ai tha se projekti i Kosovës së Re do të siguronte energji më se të nevojshme dhe pa ndërpre për Kosovën si dhe do të kishte ndikim pozitiv në mjedis si dhe u shpreh i lumtur se një kompani amerikane po merrej me këtë Projekt.
Kur u pyet në atë kohë se a do të kishte Kosova mbështetjen e SHBA-ve ai tha : “ Absolutisht, ne jemi të përkushtuar për realizimin e projektit”.
Kujtojmë se Termocentrali Kosova e Re ishte paraparë të fillojë së ndërtuari këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation