Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyen pse bëri testin e koronavirusit.
Ai tha se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv. Meta sqaron se ai e njihte qytetarin në fjalë por nuk ja kishte dhënë dorën.
Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja por nuk ja kisha dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv.
”Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja, por nuk ja kisha dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv.”- tha Meta në News 24.
Meta ka shpalosur 3 prioritetet që duhet të kenë autoritetet shëndetësore dhe shtetërore sa i përket luftës ndaj koronavirusit.
Mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet mbi prioritetet. Më pas testimi dhe marrja e infrastrukturës për terapi intensive për të infektuarit me koronavirus situata e të cilëve mund të rëndohet janë të rëndësishme.
Meta konfirmon se ka pasur takime me pëfaqësues të opozitës duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke ja transmetuar ato qeverisë.
”Të gjithë duhet të jemi bashkëpunues dhe të gjithë duhet të jemi rtefkleektes se është një ekperienncë e re që askush nuk e kishte mednuar dhe Shqipëria ka pasur disa eksperienca pozitive në të kaluarën, me SARS apo gripin e derrit apo disa fenomeneve të ngjashme.
E para mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet, pasi ata do të vijojnë të jenë në front.
Së dyti testimi është i rëndësishëm dhe marrja e masave për infrakstrukturën për ata që kanë shqetësime
Prioritet për terapi intensive pra bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kam marrë garanci nga Ministrja sa i përket respiratorëve apo poste shtesë, reanimacionit që në çdo rast të shpëtosh çdo jetë.
Jam takuar dhe me përfaqësues të opozitës që kanë një qasje kritike dhe është normale sa i takon pozicionit opozitar. Edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë mendimin se ka dhën ëpërmirësime, pasi dhe disa nga shqetësimet e tyre ja kam transmetuar qeverisë. I rëndësishëm bashkëpunimi, parandalimi dhe qetësimi të ruajtjes së një atmosfere pozitive në shoqëri, familje sepse paniku në vçdo rast nuk është një aleat i mirë, është një kundërshtar që mund të jetë dhe i pamëshirmshëm dhe të gjithë duhet të punojmë për përgjegjshmëri, transparencë.”- tha Meta.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...