San Francisko, qytet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është futur në karantinë 24-orëshe për tri javët e ardhshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
“Duke filluar nga mesnata, San Francisko do të kërkojë nga banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe banesave të tyre, përpos rasteve kur kanë nevoja elementare. Funksionet e nevojshme qeveritare dhe dyqanet e prodhimeve jetike do të mbesin të hapura”, tha kryetarja e qytetit, London Breed.
Ajo theksoi se kjo masë është marrë duke u mbështetur në këshillat e ekspertëve të shëndetit publik me qëllim të ngadalësimit të përhapjes së virusit Covid-19, me të cilin janë infektuar gati 190 mijë njerëz në mbarë botën.
Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar mbi 4 mijë e 600 raste të infektimeve dhe 85 persona kanë vdekur, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar nga organet shëndetësore që të punojnë sa më shumë për zbulimin e një vaksine kundër virusit Covid-19.
Më parë, Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për ndërprerjen e fluturimeve me Evropën si një ndër masat parandaluese të përhapjes.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...