Ahmeti: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë

17:11 | 17 Mars 2020
L G

Njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, kërkon që të  shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas tij, shpallja e emergjencës për shëndetin publik nuk mjafton.

“Është evidente se virusi po përhapet dhe po zgjerohet në territorin e Kosovës. Koordinimi më i mirë ndërinstitucional është më së i nevojshëm në këtë fazë. Shtete shumë më të zhvilluara se ne, dhe me resurse e kapacitete mjekësore shumë më të avancuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Ai thotë se Kosova veç është vonuar në këtë aspekt./arbresh.info

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme