Vitia: Javën e ardhshme do të pajisemi me masa mbrojtëse nga OBSH

17:03 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Arbren Vitia, në një konferencë për medie tha se javën që vjen në Kosovë do të vije edhe një kontingjent me masa mbrojtëse e donatuar nga OBSH.

“Brenda mekanizmave ne situate është një angazhim i madh I stafit mjekësor për tu ballafaquar mirë me situatën. Dje ka përfunduar procedura për kontraktimin e masave mbrojtëse. Me këto mjete do të kemi furnizime të qëndrueshme, Rezervat nuk kanë qenë të mjaftueshme. Javën që vjen në Kosovë do të vije edhe një kontigjen me masa mbrojtëse nga OBSH”, ka thënë Vitia

Po ashtu Ministri Vitia deklaroi se përveç klinikës infektive, edhe ajo e pomologjisë do të jetë në dispozicion për të infektuarit me virus.

Po ashtu edhe do ju sigurohen edhe rreth 100 shtretër të tjerë.

“SHSKUK ka shndërruar Klinikën infektive, në klinikë vetëm për raste të koronavirusit, në gjendje do rë jenë edhe ajo e pomologjisë, dermoteranologjisë. Objekti i ri i mjekësisë sportive me rreth 100 shtretër të tjerë, më këto shërbime na sigurojnë rreth 500 shtretër për këta pacientë”, ka thënë Vitia /arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/600547723867163

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme