Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Shpezëtarisë, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e krijuar në këta dy sektorë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19.
Përfaqësuesit e këtyre shoqatave njoftuan Ministrin Mustafa se rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve dhe shpezëve mund të përfundojnë shumë shpejtë nëse nuk sigurohet furnizim i plotë i këtij ushqimi brenda një afati sa më të shkurtër.
Ministri Mustafa ka ndarë shqetësimin me përfaqësuesit e blegtorisë dhe shpezëtarisë duke u zotuar që të angazhohet për koordinim brenda institucioneve të vendit për të gjetur zgjidhje. Njëkohësisht, Ministri i ka njoftuar ata edhe me vendimin e marrë për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019, që për qëllim ka mbrojtjen e të drejtave të fermerëve kosovarë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19. /arbresh.info/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...