Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe i Golden Eagle Yllit, Samir Zekiqi, ua ka dërguar një mesazh tifozëve të basketbollit duke i inkurajuar të qëndrojnë në shtëpi, t’i pastrojnë duart dhe të kujdesen për veten e familjet e tyre.
Edicioni aktual në Superligën e Kosovës në basketboll është pezulluar shkaku i koronavirusit, pas 24 xhirove të zhvilluara. Pas këtyre ndeshjeve, Ylli radhitej në pozitën e tretë në tabelë, me 16 fitore e tetë humbje, transmeton Gazeta Express.
“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Samir Zekiqi, basketbollist i Kosovës. Desha të jem afër jush në këto ditë karantine. Jua rikujtoj të qëndroni nëpër shtëpitë e juaja, t’i pastroni duart sa më shpesh”, ka thënë Zekiqi në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
“Ndërkohë, duhet të merreni edhe me aktivitete fizike, në ato kushte të cilat ju ofrohen. Bëjeni këtë për vete dhe për familjet e juaja. Përshëndes të gjithë tifozët e basketbollit, së shpejti do të shihemi dhe së bashku do t’ia dalim”.
Ndërkohë, edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, përmes një video të publikuar në rrjetit sociale, tregoi të hënën ai dhe familja e tij janë mirë, pas ditëve të vështira që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.
Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këto ditë të vështirë, sidomos në Itali, ku i gjithë vendi është vet-izoluar dhe ka më së shumti persona të prekur në Evropë dhe po ashtu raste me fatalitet nga virusi COVID-19 .
Ujkani kërkon durim pasi së shpejti ky ankth që ka kapluar gjithë botën do të marrë fund, e më pas Kosovë do të kërkojë të realizojë ëndrrën, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës