Ancelotti: Do ta mbajmë Baines

15:52 | 17 Mars 2020
Arbresh Info

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka kërkuar nga mbrojtësi, Leighton Baines të mos mendojë për pensionimin.

35-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka raportime se do pensionohet, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, tekniku italian ka thënë se anglezi do vazhdojë të jetë në skuadër edhe për vitin e ardhshëm.

“Mos u ndal nga futbolli. Qëndro me ne edhe për vitin e ardhshëm. Dëshirojmë ta mbajë dhe do bisedojmë. Do jetë mirë nëse qëndron”.

“Fizikisht nuk ka probleme. Varet nga çfarë mendon dhe nëse dëshiron të vazhdojë. Mendoj se e dëshiron një gjë të tillë, por është vendimi i tij”, përfundoi Ancelotti.

Everton momentalisht renditët në pozitën e 12-të me 37 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme